
Elon Musk ka reaguar pas kritikave se ishte ai që i kishte dhuruar automjetin, gjeneralit çeçen Rashman Kadyrov.
Përgjigja e miliardierit ishte e prerë:
"A je kaq i vonuar sa mendon se i kam dhuruar një "Cybertruck" një gjenerali rus?"
“Ky është një shembull tjetër se sa shumë gënjejnë mediat tradicionale”, shtoi Elon Musk.
I'm confused. @WestPoint_USMA just had @ElonMusk as its convocation speaker, when Musk is providing vehicles ready for military use to sanctioned enemies of America? Why isn't this the biggest story in America today? Why is West Point coddling a man working openly against the US? https://t.co/JBGaMCWvrN
— Seth Abramson (@SethAbramson) August 17, 2024
Komenti i Elon Musk vjen si përgjigje ndaj autorit, profesorit, avokatit dhe autorit amerikan Seth Abramson, i cili më herët pyeti se si Elon Musk u siguron automjete të gatshme ushtarake armiqve të sanksionuar të Amerikës.
“Pse nuk është kjo historia më e madhe në Amerikë sot? Pse West Point po përkëdhelë një njeri që punon hapur kundër SHBA-së?” – shkruante Abramson.
Abramson e kishte ndarë lajmin e marrë nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, i cili fillimisht kishte lënë të kuptohet se Elon Musk ia kishte dhënë automjetin Kadyrov.
Kadyrov said he received a Tesla Cybertrack from Elon Musk. He promised to send it to the "special military operation" zone and attached a machine gun to it.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 17, 2024
"Elon, thank you! Come to Grozny, I will receive you as the most dear guest! I do not think that our Russian MFA will be… pic.twitter.com/m72fg2G2PU
Gjithçka nisi kur të shtunën, Kadyrov postoi një video në Telegram në të cilën shihet duke drejtuar automjetin Tesla, i cili duket të jetë i pajisur me një frëngji armësh dhe falënderoi Musk.
“Elon, faleminderit! Ejani në Grozny, do t'ju mirëpres si mysafirin tim më të dashur!” tha Kadyrov, i cili është një aleat i ngushtë i Putinit dhe i nënshtrohet shumë sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së.
Kadyrov said that Musk gave him a Cybertruck with which he will go to Ukraine. pic.twitter.com/PqsRny65cf
— TOGA △ (@TOGAjano21) August 17, 2024







