AKTUALITET /

“E vrava se më ngacmonte gruan”, publikohet FOTO e 35 vjeçarit në Durrës që hodhi shokun në kanalin e ujërave të zeza

Shkruar nga Versus

“E vrava se më ngacmonte gruan”, publikohet FOTO e 35

Durrës- Personi që shihni në foto është Majlind Habibi, 35 vjeçari i cili ditë më parë kishte hedhur nga ura shokun e tij Branko Shkoza, nën dyshimin se ky i fundit i ngacmonte bashkëshorten.

Krimi i rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth një javë më parë në zonën e Spitallës ku të dy dyshohet se kanë qenë në gjendje të pirë. Autori deklaroi në polici se e kishte humbur toruan pasi Shkoza përveçse refuzonte të hiqte dorë nga ngacmimi i gruas së tij, edhe e kishte ofenduar.

35 vjeçari u tha hetuesve se ishte i penduar për ngjarjen dhe se nuk kishte pasur qëllim ta vriste Branko Shkozën dhe se nuk mendonte se rënia në kanalin e ujërave të zeza do t’i merrte jetën.

"Me tha ‘shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi"- ka deklaruar ai. 

Sipas policisë, krimi i rëndë ka ndodhur më 2 dhjetor. Ndërsa 2 ditë më vonë babai i viktimës kishte shkuar në komisariat për të denoncuar zhdukjen e të birit. I riu u gjet më 5 dhjetor dhe fillimisht vdekja e tij u raportua si natyrale pasi nuk ishin gjetur shenja dhune në trup. Por pas dyshimeve të grupit hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që kishte qenë me të mbrëmjen e 2 dhjetorit. Versus.al

Poll