AKTUALITET /

FOTO/ 'Më detyroi të kryeja...' Zbardhen detaje tronditëse nga dëshmia e shqiptares së dhunuar në Athinë

Sipas mediave greke Gabriela Çela nga Kuçova dyshohet se është rrahur, goditur me thikë në kofshë më pas është përdhunuar dhe është mbyllur në një ndërtesë të braktisur nga 27 vjeçari.

Shkruar nga B.SH
FOTO/ 'Më detyroi të kryeja...' Zbardhen detaje
Gabriela Çela

Dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Omonia, Greqi, ku një 33 vjeçare shqiptare u dhunua nga një 27 vjeçar nga Palestina.

Sipas mediave greke Gabriela Çela nga Kuçova dyshohet se është rrahur, goditur me thikë në kofshë më pas është përdhunuar dhe është mbyllur në një ndërtesë të braktisur nga 27 vjeçari.

Historia e tmerrshme nisi të zbardhej mesditën e së hënës (27/5) ku oficierët e policisë greke duke kaluar në kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou, në Athinë, të dyshuarit gjatë kontrollit u gjet një thikë.

27 vjeçari më pas është dërguar në Departamentin e Sigurisë së Omonias, ku dhe është arrestur.

Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, oficerët e policisë DIAS, duke kaluar nëpër rrugën Xouthou në Athinë, dëgjuan një person që thërriste për ndihmë nga një ndërtesë në dukje e braktisur.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1 të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë, ku ka konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një person që kërkon të lirohet.

Punonjësit e policisë greke thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren nga Shqipëria, të palëvizur me pranga pëlhure në të gjitha gjymtyrët dhe me plagë në kokë dhe në të gjithë trupin.

Në të njëjtën kohë, e reja kishte dhe një plagë me thikë në kofshën e majtë.

Drejtuesit e EL.AS. e kanë çuar 33 vjeçaren në T.A. Omonia ku dhe ka dëshmuar se fajtor për gjendjen e saj ishte 27 vjeçari, të cilin e identifikoi menjëherë.

33 vjeçarja shqiptare i tha policisë se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se e ka takuar për herë të parë të hënën (27/5) dhe me pas të dy ranë dakord të shkonin në shtëpinë e tij për të bërë seks.

Pasi Çela kishte hyrë në shtëpinë e tij, i pandehuri e ka sulmuar, duke e rrahur dhe e ka detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj, gjatë së cilës ai ka vazhduar ta rrahë. 

Më pas nga dhuna e ushtruar Gabriela ka rënë në gjendje e të fikëtit. 

Pasi ajo është zgjuar ka kërkuar ndihmë derisa policia ra në gjurmët e saj.

FOTO/ 'Më detyroi të kryeja...' Zbardhen detaje

FOTO/ 'Më detyroi të kryeja...' Zbardhen detaje

FOTO/ 'Më detyroi të kryeja...' Zbardhen detaje

 

Poll