Botox-Botolinjum Intoksinë është një lloj botoksi që nuk lejohet ligjërisht në vendin tonë, dhe për këtë arsye ai futet kontrabandë.
Në dosjen voluminoze të Prokurorisë, listohen klinikat në kryeqytet, të cilat përdornin këtë lloj botoksi që është i ndaluar dhe i rrezikshëm.
Në dosjen e prokurorisë rënditet një numër i madh klinikash që ndodhen në Tiranë dhe disa prej të cilave janë mjaft të njohura.
Një prej të shpallurve në kërkim nga policia është edhe Skerdi Faria, administrator dhe pronar i një prej klinikave më të njohura në Tiranë, për operacionet plastike në vend.
Për këtë veprimtari të paligjshme janë të akuzuar 12 persona, ku 3 prej tyre janë arrestuar, 6 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 3 të tjerë janë shpallur.
Së fundmi janë zbardhur dhe emrat e 30 klinikave estetike që kanë rezultuar në paligjshmëri, si dhe emrat e 10 të akuzuarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.
Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:
Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.
Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinik“, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 shtetaset:
Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beuty”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jonida Zaçe administratore e klinikës “Onxy Dermo Care”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Klarida Bekaj administratore e klinikës “Begas Clinik”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Ndërsa në kërkim është shpallur Skerdilajd Faria, administrator i klinikë “KEIT Day Hospital”, i njohur ndryshe si Skerdi Faria, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike për personazhet e shoëbizit shqiptar. Gjithashtu, në kërkim janë shpallur dhe shtetasit K. B. dhe A. F. B., të dy adminstratorë klinikash estetike ku injektohej produkti mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”.

Ndërsa 30 klinikat estetike që janë gjetur në paligjshmëri janë:
Subjekti “Ledi Smile”
Subjekti “Era_Medical Aesthetics”
Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”
Subjekti “Amra_medical_aestetics”
Subjekti “The Glam House”
Subjekti “3MT”
Subjekti “Better Me”
Subjekti “Aris Medical”
Subjekti “Medart Clinic”
Subjekti “La Beauty”
Subjekti “Este Medical Group Albania 1”
Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”
Subjekti “Allure Beauty Center”
Subjekti “Allure Beuty”
Subjekti “Keit Day hospital”
Subjekti “Derma Pure”
Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”
Subjekti “Velvet Medical Center”
Subjekti “Medicare Hospital”
Subjekti “Derma Bless”
Subjekti “Begas Clinic”
Subjekti “Medical Hills”
Subjekti “Onxy Dermo Care”
Subjekti “Vivia”
Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”
Subjekti “Cozzy Aesthetics”
Subjekti “CAPO-AL”
Subjekti “Luar Clinik”
Subjekti “Doctor Hospital”
Subjekti “Senera Hoxha”.
Policia bëri me dije se po punon për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim, teksa nuk dihet nëse Skerdi Faria ndodhej jashtë vendit kur u shpallën masat e sigurisë apo jo. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë pritet të dalin në gjykatë për rishikim të masave të sigurisë.







