Forcat Operacionale të policisë së burgjeve kanë kryer kontrolle të befasishme në mesnatë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Objektiv i kontrolleve kanë qenë të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm me qëllim kapjen e sendeve të paligjshme që mund të kishin arritur të fusnin në qeli.
Deri më tani janë sekuestruar disa sende me vlerë për hetimet, por ende nuk bëhet me dije se cilit prej të burgosurve i janë gjetur.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me përkatësinë e sendeve të paligjshme që janë gjetur. Versus.al







