AKTUALITET /

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, kapet pjesëtari tjetër i grupit! Zbulohet porositësi nga vendi ishullor

Policia pretendon se është zbuluar edhe porositësi nga Anglia të cilin anëtarët e grupit e thërrisnin me nofka të ndryshme.

Shkruar nga Versus
Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, kapet pjesëtari
Fotomontazh: Dy prej anëtarëve të grupit, Roseljo Arifi dhe Segest Meti

Tiranë- Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Roseljo Arifin, 20 vjeçarin e shpallur në kërkim nga policia si pjesë e grupit që merrej me trafikun e armëve nga Shkodra drejt Anglisë.

Më herët si pjesë e këtij grupi janë arrestuar Jurgen Suca, 26 vjeç dhe Segest Meti, 20 vjeç. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar edhe prova të tjera sipas të cilave policia pretendon se është provuar që grupi në fjalë është përgjegjës për trafikun e armës pistoletë e cila ishte future në një televisor.

Mes anëtarëve të grupit, ka patur dëshmi kontradiktore për prezencën e pistoletës, por falë bisedave telefonike mes tyre, janë zbuluar edhe foto të ndryshme të armës së zjarrit. Gjithashtu është zbuluar edhe personi të cilit do t’i çohej porosia, për të cilin grupi përdorte nofka të ndryshme. Ka dyshime se ky grup ka trafikuar edhe më parë armë zjarri drejt Anglisë. Versus.al

Poll