
Disa masive shkëmbore janë shembur dhe kanë bllokuar rrugën, që lidh Bovillën dhe disa fshatra, si Rrazë, Bruz, Mal, Bruz Zallë, me pjesën tjetër të vendit. Dyshohet se shembja e tyre ka ardhur, si pasojë e shirave që kanë përfshirë vendin këto ditë.
Prej disa orësh rruga është bllokuar duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve të zonës.
