AKTUALITET /

Peleshi dhe Vengu inspektojnë nga afër përmbytjet në Maliq, ministri: Është dëmtuar argjinatura

Shkruar nga Versus

Peleshi dhe Vengu inspektojnë nga afër përmbytjet në Maliq,

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Niko Peleshin ditën e sotme panë nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i keq pranë lumenjve Devoll dhe Dunavec.

Pirro Vengu tregoi se në zonën e Maliqit ka patur dëme të konsiderueshme, por strukturat e emergjencave civile dhe forcat e armatosura janë duke punuar në terren.

“Nga ana tjetër kemi edhe nga ana e zonës së pyllit të Fazanëve kemi një dëmtim të argjinaturës e cila vështirëson të gjitha prurjet nga Dunaveci në Devoll. Ndaj po bëjmë një rishpërndarje dhe kemi kërkuar angazhim shtresë të forcave të armatosura,” tha Vengu.

Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se janë rreth 1500 hektarë tokë nën ujë.

“Në zonën e Maliqit ka pasur dëme të konsiderueshme. Siç e dini në orët e para të shembjes së argjinaturës bashkia e Maliqit dhe forca të tjera po shtohen në orët në vijim dhe po bëjnë punime rehabilituese.

Nga ana tjetër kemi edhe nga ana e zonës së pyllit të Fazanëve kemi një dëmtim të argjinaturës e cila vështirëson të gjitha prurjet nga Dunaveci në Devoll. Ndaj po bëjmë një rishpërndarje dhe kemi kërkuar angazhim shtresë të forcave të armatosura.

Jemi në gatishmëri, duhet të kuptojmë se kemi edhe situata të rrëshqitjeve të dheut. Qafë Plloçë pati një problematike dhe na bëri të angazhohemi për një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira pasi reshjet do të rifillojnë, toka është si sfungjer dhe është e vështirë kur toka është e pa stabilizuar dhe me ujë”, sqaroi Vengu.

Poll