AKTUALITET /

Moti i keq/ Pas kamionëve, pala greke ndalon edhe kalimin e autobusëve në doganën e Kapshticës

Policia Kufitare Greke njoftoi se deri në një njoftim të ardhshëm, të gjitha lëvizjet nga Shqipëria drejt Greqisë përmes doganës së Kapshticës do të lejojnë vetëm qarkullimin e automjeteve të vogla.

Shkruar nga Versus

Moti i keq/ Pas kamionëve, pala greke ndalon edhe kalimin e autobusëve

Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka vendosur të ndalojë kalimin, jo vetëm për kamionët, por tani edhe për autobusët.

Policia Kufitare Greke njoftoi se deri në një njoftim të ardhshëm, të gjitha lëvizjet nga Shqipëria drejt Greqisë përmes doganës së Kapshticës do të lejojnë vetëm qarkullimin e automjeteve të vogla.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes  së kamionëve, ju informojmë se:

Përveç  bllokimit të lëvizjes  së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, njofton policia./Versus.al

Poll