AKTUALITET /

'Ndodhi aksidentalisht', zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Babai më tha se do të më vriste, kur u shkreh arma më ra bota mbi kokë

Ai tha se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht dhe nuk e kishte kuptuar as vetë se si ngjarja kishte arritur deri aty

Shkruar nga M.H

'Ndodhi aksidentalisht', zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës:

Esmerald Balla 30 vjeç, i cili vrau babain e tij në mënyrë tragjike më 13 gusht dhe e hodhi në pus ka dhënë dëshminë e tij para policisë ku ka zbuluar edhe detaje mbi ngjarjen e rëndë, pas denoncimit të bërë para dy ditësh për zhdukjen e tij.

Ai tha se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht dhe nuk e kishte kuptuar as vetë se si ngjarja kishte arritur deri aty.

Esmerald Balla pranoi se konflikti kishte nisur për një shumë parash prej 75 mijë eurosh, të cilat nuk i kishte gjetur në kasafortë në momentin që i duheshin.

Pas kësaj situata kishte agravuar dhe 30 vjeçari deklaroi se i ati i kishte drejtuar pistoletën për ta vrarë, ndërsa në momentin që mundohej t'ia hiqte nga dora ajo ishte shkrehur.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi të re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot.

I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,- më tha.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qëllim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

”Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë.

E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka thënë mes të tjerash Esmarald Balla./ Versus.al

Poll