Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve.
Burime për Versus.al bëjnë të ditur se kryebashkiaku i Tiranës gjatë seancës ka pasur përplasje me prokurorin Ols Dado, për të cilin thotë se i ka dhënë leje ndërtimi. Veliaj është shprehur më pas se Dado ka mbetur i pakënaqur, madje dhe e ka kërcënuar duke i thënë 'do ta mbash mend.'
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose rë largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenët ka rinisur në orën 13:30.
Seanca ishte parashikuar të niste në 08:30, por u vonua me gjysmë ore pasi nuk kishte drita.
Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani./Versus.al







