AKTUALITET /

U plagos me thikë nga 41 vjeçari, rrëfehet nëna e 3 fëmijëve në Korçë: Më përndiqte, s’kam pasur lidhje me të

E plagosura mohoi që të ketë pasur lidhje apo të ketë marrë lekë nga 41 vjeçari e goditi me thikë.

Shkruar nga Versus
U plagos me thikë nga 41 vjeçari, rrëfehet nëna e 3
Autori i plagosjes, Ilia Cani

Pesë ditë më parë, Manderina Çela nënë e tre fëmijëve, u plagos me thikë nga 41 vjeçari Ilia Cani në mes të rrugës në qytetin e Korçës. Në një rrëfim të bërë për Euroneës Albania, e plagosura u shpreh se dyshimet e ngritura në media se ajo ka pasur një lidhje me të, nuk janë të vërteta, duke mohuar kështu që xhelozia të ketë qenë shkak i krimit.

Ajo tha se autori e përndiqte prej kohësh dhe i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj dhe kur Manderina kishte refuzuar, 41 vjeçari e goditi me thikë.

“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të. Atë ditë që ndodhi ngjarja isha tek nipi në spital, erdhi me ndoqi. Sapo dola, ai me preu rrugën dhe i thashë: mos me ndiq, nuk kam të bëj më ty.  Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. Po, më kërkoi marrëdhënie seksuale.  Dhe kafe. I thashë nuk vij. E shtyva me duart e mia. Nxori thikën e tha do të të ther. Vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika poshtë, me shtriu përtokë, do të të ther tha. E mbajta. Në momentin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e di kë priste, me kë do me therte”, tregoi ajo.

E plagosura mohoi që të ketë marrë para prej autorit duke theksuar se vazhdimisht e kishte denoncuar në polici për përndjekje, por autoritetet nuk ishin angazhuar që ta mbanin në burg.

“Nuk kam folur fare, me ka ndjekur tre vite, me ndiqte nga pas, nuk me linte, unë me burrin, ai pas. Shkoja denoncoja në polici. E nxirrnin në darkë. Donte të më shkatërronte familjen”, tha gruaja.

A ke pasur lidhje dashurie me të? Ke marrë 5 milion lekë?

“Jo, fare. Është gënjeshtër. Unë nuk i kam marrë lek. Burrin emigrant unë, djali emigrant. Janë të gjithë gënjeshtra. Hapte Facebook në emrin tim, në emrin e tij, foton e tija, i shkruante njerëzve. Nuk e kam unë I thosha njerëzve. Me ka turpëruar”, u shpreh ajo. Versus.al

Poll