BOTA /

Burri me hanxhar qëllohet nga policia e Parisit “me një plumb fatal në kokë”

Një burrë 58-vjeçar, i cili ishte strehuar në shtëpinë e tij në Seine-et-Marne, në lindje të Parisit, u vra të premten në mbrëmje nga policia pasi i kërcënoi ata me një hanxhar, tha prokurori i Fontainebleau për AFP të shtunën.

Shkruar nga Versus

Burri me hanxhar qëllohet nga policia e Parisit “me një plumb

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në një qytet të vogël pranë Parisit, ku një burrë mbi të pesëdhjetat u vra nga policia pas një konfrontimi të dhunshëm brenda banesës së tij.

Ngjarja ndodhi në Souppes-sur-Loing, një komunë e qetë në rajonin e Seine-et-Marne, rreth 100 kilometra në jug të Parisit. Sipas autoriteteve franceze, gjithçka nisi kur fqinjët telefonuan policinë, të alarmuar nga zhurmat dhe britmat që dëgjoheshin nga një shtëpi aty pranë.

Kur patrulla mbërriti në vendngjarje, u përball me një burrë 58-vjeçar, në gjendje shumë të rënduar psikologjike, i cili mbante një hanxher në dorë dhe lëshonte fjalë të pakuptueshme. Sipas prokurorit të çështjes, policia përdori armë elektroshoku (të tipit Taser) të paktën tre herë, në përpjekje për ta neutralizuar, por pa sukses.

Pas rezistencës së vazhdueshme të burrit dhe rrezikut të qartë për jetën e efektivëve, njëri nga oficerët e policisë hapi zjarr me një armë të gjatë, duke e qëlluar për vdekje në kokë.

"Askush tjetër nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes", tha prokurori, duke shtuar se po zhvillohen hetime për të verifikuar rrethanat e plota dhe vendimin për përdorimin e armës.

Poll