Detajet e vrasjes brutale që ndodhi të shtunën pasdite në Selanikun lindor, kur një burrë 50-vjeçar mbyti motrën e tij, janë tronditëse.
Vrasja ndodhi 10 minuta para orës 3 pasdite, brenda apartamentit ku banonte viktima.
Policia u informua nga vetë autori i krimit, i cili telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave dhe i tha policisë se "Unë vrava motrën time".
Viktima e mbështjellë me qese mbi kokë
Oficerët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje. 50-vjeçari, i cili më parë kishte rrëfyer se i kishte marrë jetën motrës së tij, ishte ai që hapi derën, ndërsa pamja që pa policia ishte tronditëse. Sipas informacioneve viktima ishte mbështjellë me qese mbi kokë.
Autori i krimit dhe viktima ishin gjysmë-vëlla, pasi kishin lindur nga nëna të ndryshme. 59-vjeçarja jetonte vetëm, ndërsa 50-vjeçari është baba i dy fëmijëve, i martuar dhe jeton në një zonë tjetër.
Pasi rrëfeu krimin e tij dhe u arrestua, ai nuk i tha policisë pse e vrau motrën e tij dhe kërkoi të takonte një avokat. 50-vjeçari nuk duket se ka qenë më parë i përfshirë me autoritetet në lidhje me çështjet e dhunës në familje.







