BOTA /

Franca njeh Palestinën si shtet të pavarur! Macron: Asgjë s'e justifikon luftën e vazhdueshme

Macron ka sugjeruar që Franca të jetë e pranishme në Gaza me mision stabilizimi.

Shkruar nga Versus

Franca njeh Palestinën si shtet të pavarur! Macron: Asgjë

Ashtu siç e pati paralajmëruar gjatë sezonit veror, Franca ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet gjatë asamblesë së OKB-së. Presidenti francez Emanuel Macron konfirmoi se qeveria e tij do ta njohë shtetin palestinez duke iu bashkuar edhe një numri vendesh aleate që e bënë së fundmi një gjë të tillë.

"Asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme. Githçka na detyron ta çojmë në një fund përfundimtar’’ thotë Macron.

Ai bëri thirrje për një administratë kalimtare në Gaza që përfshin Autoritetin Palestinez i cili do të ngarkohet me mbikëqyrjen e shpërbërjes së Hamasit. Ndërsa theksoi se Franca është gati të japë kontributin e saj në një mision stabilizimi në Gaza duke rritur perspektivën e një pranie ndërkombëtare për siguri në territor.  Ai thotë se Franca do të hapë një ambasadë në një shtet palestinez vetëm kur të lirohen të gjithë pengjet që mbahen nga Hamasi dhe të jetë rënë dakord për një armëpushim.

Pak ditë më parë, Britania e Madhe, Kanadaja, Portugalia dhe Australia konfirmuan njohjen e shtetit të Palestinës. SHBA e kritikoi këtë vendimmarrje, por theksoi se ajo nuk kishte një peshë konkrete në arenën globale dhe në situatën në Lindjen e Mesme. Versus.al

Poll