60 vjeçari Zini Murati ka humbur jetën pasi dyshohet se është aksidentuar teksa po punonte në galerinë e minierës në Bulqizë.
Sipas policisë Murati ka mbërritur pa shenja jetë në spital.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.







