POLITIKË /

Sesioni i ri parlamentar, Jorida Tabaku i bashkohet pas 3 vitesh grupimit të Berishës

Ajo ka qenë asnjëanëse që prej korrikut të 2021 duke mos marrë pjesë në asnjë mbledhje, por me nisjen e sesionit të ri parlamentar ajo iu bashkua Berishës dhe mbështetësve të tij

Shkruar nga M.H
Sesioni i ri parlamentar, Jorida Tabaku i bashkohet pas 3 vitesh grupimit
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku është rikthyer ditën e sotme në grupin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ajo ka qenë asnjëanëse që prej korrikut të 2021 duke shmangur mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së në selinë e partisë që prej sherrit për vulën dhe siglën, por me nisjen e sesionit të ri parlamentar ajo iu bashkua Berishës dhe mbështetësve të tij.

Tabaku është paraqitur këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit./ Versus.al 

Poll