AKTUALITET /

Botox kontrabandë nëpër qendra estetike, policia 'bastis' dhjetëra biznese në Tiranë

Operacioni është kryer në kryeqytet nga krimi ekonomik dhe për pasojë ka nisur hetimi për 6 persona.

Shkruar nga Versus

Botox kontrabandë nëpër qendra estetike, policia

Tiranë- Policia ka zhvilluar një aksion policor pasditen e sotme në rreth 30 qendra estetike për të cilat janë lëshuar urdhër kontrolli brenda bizneseve.

Krimi ekonomik ka zbuluar një sasi të konsiderueshme me mallra botoxi kontrabandë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Deri më tani, nuk ka urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria e Tiranës, por mësohet se ka nisur hetimi për 6 persona. Versus.al

Poll