AKTUALITET /

VIDEO/ "Shpërndahuni!", dhjetëra banorë përplasen me policinë në Tragjas! U prishen tubacionet e ujit

Banorët kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e ujësjellësit që parashikon devijimin e ujit të lumit Izvor. Sipas tyre ky projekt nuk është kosultuar me ta.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Shpërndahuni!", dhjetëra banorë përplasen

Vlorë- Dhjetëra banorë të fshatit Tragjas, janë përplasur sot me policinë duke kundërshtuar planin për ndërtimin e ujësjellësit që do të furnizojë me ujë zonën bregdetare dhe Dhërmiun.

Banorët kanë kundërshtuar prishjet e tubacioneve që i furnizonin ata me ujë, duke kërkuar mbledhje urgjente në këshillin bashkiak kundër këtij plani për të cilin thonë se nuk është konsultuar me ta.



Deri më tani, janë prishur disa tubacione të vendosura në burimin e ujit të fshatit të cilat ishin vendosur nga banorët për të pasur ujë të pijshëm. Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur policia tenton të shpërndajë dhjetëra protestues të mbledhur që tentojnë të bllokojnë punën e fadromave. Versus.al

Poll