Personi që shihni në foto është Klajdi Zhillës, punonjësit të IMT-së i cili mori 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në zonën e Kombinatit.
I riu arriti të largohej me makinë tip "Audi" në momentin e ndërhyrjes së policisë, ndërsa vetëm një ditë më parë (29 gusht) ai u vetëdorëzua në polici nën shoqërimin e avokatit të tij.
Zhilla akuzohet për korrupsion pasiv ndërsa në dëshminë paraprake ka pretenduar se nuk e dinte që ishte në kërkim dhe e ka mësuar nga mediat. /Versus.al







