Eglantin Qorraj, vetëm 16 vjeç, nga Deçani, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, dhe prej më shumë se 24 orëve, askush nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas familjarëve, i riu është parë për herë të fundit duke udhëtuar me një autobus në drejtim të Shqipërisë, por më pas gjurmët e tij janë zhdukur. Dyshohet se ai mund të ketë zbritur në zonat e Rubikut, Milotit apo ndoshta në Durrës – por asgjë nuk është e sigurt.
Deri tani nuk ka telefonatë, nuk ka shenjë, asnjë mesazh. Një zhdukje që po ngjall frikë, dhimbje dhe pyetje pa përgjigje për familjen Qorraj në Deçan.







