Sot në të gjithë vendin maturantët e gjimnazeve do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Rreth 28 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë, pas atij të gjuhës së huaj të zhvilluar më 3 qershor. Ashtu si në provimin e kaluar, edhe këtë herë tezat e provimit u publikuan vetëm pak pas nisjes.
Ministria e Arsimit, ka reaguar sërish duke deklaruar se një veprim i tillë nuk e dëmton integritetin e procesit të provimit duke theksuar se testimi vijon në përputhje me të gjitha standartet.
Në vijim, më 18 qershor, do të jetë provimi në Matematikë, ndërsa më 24 Qershor do të mbahet provimi i Lëndës me Zgjedhje. Versus.al







