
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka rrëmbyer me forcë një person dhe më pas e ka dhunuar fizikisht. Policia ka identifikuar autorin si Luel Rabija (i njohur edhe si Pjetri).
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit për rrëmbimin me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë ndërhyrë duke organizuar punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit.
Nga veprimet hetimore rezulton se Rabija ka marrë me forcë në makinën e tij një 40-vjeçar, të cilin më pas e ka dhunuar me grushte. Mjeti i përdorur është sekuestruar si provë materiale, ndërsa çështja i është kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme./Versus.al
View this post on Instagram







