
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen për të marrë vendimin e lirimit nga detyra të Aida Hajnajt, drejtoreshës së BKH-së të cilës i ka përfunduar mandati. Ajo e mbante këtë post që prej vitit 2020.
Vendimi për lirimin e saj nga detyra u mor me 6 vota pro dhe 4 kundër.
Aktualisht vijon procesi i vlerësimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës për 7 kandidatë të cilët konkurrojnë për postin e kreut të BKH. Në garë për kreun e këtij institucioni janë: Elton Kërluku, Gledis Nano, Joni Keta, Gentian Ndoi, Andi Pogaçe, Gentjan Shehu dhe Artur Beu. Versus.al







