AKTUALITET /

Ahmetaj: Në Tunelin e Llogarasë janë vjedhur mbi 82 milionë euro me një dorë, jam kërcënuar me jetë

Shkruar nga Versus

Ahmetaj: Në Tunelin e Llogarasë janë vjedhur mbi 82 milionë

Në Syri TV, Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon me Çim Peka, Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare, ndërsa bëri një llogari të detajuar sipas së cilës, në projektin e tunelit të Llogarasë janë zhdukur rreth 82 milionë euro.

I pyetur nëse është kërcënuar pas veprimeve të SPAK-ut, veçanërisht në lidhje me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku për aferën e Llogarasë, ai pohoi faktin. “E vërteta është që po,” u shpreh ai, duke shtuar se do t’i shtjellojë më gjerësisht këto kërcënime në të ardhmen për të mos devijuar vëmendjen nga çështjet kryesore. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.

Në vijim, Ahmetaj u përqendrua në atë që e cilësoi si një dëm kolosal financiar në tunelin e Llogarasë. Sipas tij, shuma prej 50 milionë eurosh përbën “fitim të pamerituar” për sekserët, duke qenë diferenca mes kostos reale të punimeve dhe shumës së paguar nga shteti. Përveç kësaj, ai shtoi se në projekt mungojnë dy ura, kostoja e të cilave arrin në 32 milionë euro.

Arben Ahmetaj: Gjyqin publik stil sikur të ishte gjyqi i Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djeg ë Rajshtagun. Është stil Gestapoje për të bërë gjyq popullor për shumë e shumë njerëz. Domethënë, në vend të drejtësisë ka statistikë dhe nuk ka rëndësi prova. Prova është zero, siç e thonë dhe ata, ne, më falni, të gjithë shqiptarët, ne nuk na rruhet të plasin kokën në gjykatë. Në gjykatë afërmendsh vendoset siç duan ata. Dhe gjyqi i bëhet armiqve siç e do kreu i organizatës në popull. Nuk është rasti im. Unë do ta çoj transparencën deri në fund. Është një lloj si puna e mundimshme, e pavlerë, e pabazuar për të më akuzuar për korrupsion, edhe nëse unë nuk kam firmosur, edhe nëse unë nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk ka pikë.

Para se të flas për kërcënimet, ne do t'i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s'ka rëndësi se s'dua të bëj sot devijim...

Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka...

Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.

Peka: Po ju në tetor s'keni dhënë intervistë. Në tetor është marrë e pandehur Balluku, kaq.

Ahmetaj: Nuk dua t'i lidh gjërat me asnjë gjë. Nëse janë të lidhura do dalin. E vërteta është që po, por nuk dua të devijoj lajmin. Më bëre pyetje. Po të them vetëm kaq, që ëh, në raport me të gjitha akuzat e mia, akuzat e mia nuk janë sot, se dëgjoj shumë pseudo-patronazhistë se ngatërroni patronazhistin politik me patronazhistin e bukës së gojës. Patronazhistët e bukës së gojës futen dhe thonë, ky rri në Zvicër me paratë tona. Domethënë histori nga këto që të vjen për të vjellë. Kam bërë disa denoncime. Dhe SPAK-u duhet të merret se ku janë paratë. Ku janë paratë? Ore, më fal. Tek tuneli.

E dini se shumë, shumë njerëz ndalojnë dhe thonë, shiko ku janë 23 milionë euro, ku janë 50 milionë euro. Jo mo jo, ja po t'ju bëj një llogari fare të shkurtër.

50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania me shumën e harxhuar për tunelin. 140 me 190. 50 milionë kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. E para. E dyta, janë dy ura që mungojnë, të cilat kushtojnë 30 deri në 32 milionë, të dyja bashkë? Po. Që shkojnë 80 e 2 milionë. Dakord? Janë 82 milionë. Hap kllapë. Le të investigojnë këta që merren me mua, me familjen time dhe me pllakat e banjës. Le të investigojnë. Ku kanë shkuar? Pse s'janë bërë urat?/ SYRI.net

Poll