
Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja e SPAK për goditjen e dy grupeve të Shijakut atij, të Astrit Avdylajt dhe atij të Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut) që akuzohen për vrasje dhe për tjetërsim pronash në kadastrën e Durrësit.
Teksa i rrëfen Aldo Avdylajt se informacionet për atentatin që iu bë atij dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019-ën, Rrumi i Shijakut ia thekson vazhdimisht se porositësi ishte ish-anëtari i bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj duke i nënvizuar se duhej eleminuar me çdo kusht pasi e cilësonte si rrezikun kryesor.
Në bisedën e bërë më datë 26 shtator 2020, Aldo Avdylaj i përgjigjej duke i thënë se i kishte marrë të gjitha masat për ta eleminuar Dervishajn ndërsa Rrumi i Shijakut i sugjeronte që para se të kryente vrasjen, të krijonte idenë se bëhej fjalë për larje hesapesh kokaine.
Pjesë nga biseda në sky ecc:
Aleksander Laho- shok lenti (Plarent Dervishaj) nje nat para se te na gjunte neve ka nejt me lir kokalarin dhe i ka then neser do i gjujm arjanit dhe rumit, liri ja ka then bujar deliallisit se e ka cun daje, dhe bujari ja ka then ortakut te vet, dhe ortaku vet ja ka then arjanit, pra dote thot ee ata jan nje grup nje linj. lenti esht koka qe mban ata te karikuar... kto jan 100% qe te them. se lenti do karikoj njerzit e malokut me te vra ty.
Elidon (Aldo) Avdyli- Po cke ti lirin eka te vetin ai e vlla. Po e vlla po ezuna me lirin e sakatova... E ato i demtij. Fort fare.
Aleksander Laho-pranaj maloku esht pem pa kokra po u kap lenti. kshu mendoj un.
Elidon Avdyli-Vlla un po mar hakun.
Aleksander Laho- se po u hap loja do shkoj gjuj neve gjuj ata gjuj kta, e bjeri ti bim. koka shok koka osht lenti. llogarit cdo gjo. ate po. boje po sigurohu mos me dal huq.
Elidon Avdyli- Jo e vlla jo atit 10 veta do I shkojm
Aleksander Laho- kjo esht kryesorja. hap thashethem sikur ske bo gjo ti. te perzihet opinjoni nga puna shtetit. se shteti punon, sikur i kan gjujt pun malli. sikur kan bo kollare. perzije opinjonin. Elidon Avdyli-Po ashu dum me engec ne evall. Po ashu ekemi meni ashu ngel ai....
Ajo çfarë vihet re në bisedën e zhvilluar është se përmendet edhe një person me pseudonimin “Poja”, të cilin e kemi dëgjuar gjatë deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.
Dosja përmban komunikimet ku Elidon Avdyli alias Aldo Avdyli i bën me dije Rrumit të Shijakut se për gjetjen e Plarent Dervishajt kishte folur edhe me “Mirin e Pojës”. Më 6 tetor 2020 teksa diskutojnë se Dervishaj mund të jetë duke qëndruar tek kompleksi i vilave në Rrushkull, Rrumi i Shijakut ngre pikëpyetjen sesi “Poja” nuk e kishte informacionin e saktësuar duke thënë se paguan me rrogë shumë policë. Në bisedë përmendet edhe emri i ish-prokurorit Arjan Ndoja si një prej njerëzve që duhej të kishte informacion mbi vendndodhjen e Dervishajt.
Aleksander Laho- se ty dhe kaleshit ju ka ngel ne opinjon qe keni qen si gjujtesa, ruhuni per vete shok, se qarkullojn shum lloj llafesh.
Elidon Avdyli- Po e di e vila. Po un jam myll fare shok. Po pres kto 2 3 dit me bo malokun. Ozot na hecen mar. Se o pil emolle...Ne mrpa. Direkt mos i bim cekea. Kshu e lash me ate. Un me ate. Aleksander Laho- lenti esht problemi kryesor. ai esht problem i hapur per te gjith... me ate duhet me u mare seriosisht... ai ka me bo dom prap. por kte her jo mua....
Në datën 6 tetor 2020, ora 14:40, Elidon Avdyli bisedon me Aleksandër Lahon në lidhje me vendin ku mund të strehohet Plaurent Dervishi. Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se kishte marre informacion se Lenti rrinte te vilat e Zamirit ne Rrushkull dhe se Kol Deçka kishte një muaj që hynte e dilte atje. Aleksandri i ka shkruajtur që nëse personi që informon kërkon lek i japin sa lekë të dojë dhe i ka kërkuar Elidonit që të sigurohet mire për vendndodhjen e Lentit dhe të gjejë disa uniforma policie për të cilat do t'i paguajë ai.
Në vijim të bisedës, në orën 15:20, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se "Maloku", duke iu referuar Edmir Bregut, ishte zhdukur dhe kishin një javë që e kërkonin. Sipas Elidonit, kur kishte folur me çunin e Pojës se cilin "do të hiqnin" nga ata, ai i kishte thënë "bëjmë njëhere kete dhe mbrapa ulna e venosim". Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se Cekja duke iu referuar Edmond Çekiçit, do "e haje" patjeter dhe kur Aleksandri e ka pyetur se kush do t'i gjuante, Elidoni i është përgjigjur se "Un me Mirin e Pojes- e kemi lene, dhe Kaleshi". Aleksandri i ka shkruajtur: "po, ai do heq se usht truni ne terren i atyre". Në bisedë përmendet nga Elidoni edhe se Ani Dyrmishin ish-kryetar i Keshillit Bashkiak Durrës, e kishte gjuajtur Marjeli. Bisedat ku Aleksandër Laha dhe Elidon Avdyli flasin për sa më lartë janë si vijon:
Elidon Avdyli-Si tkam e vlla ca je tu bo... Mir e vlla ja tu nejt me shnetin si shkon... Lentin kam info i mi perqin... Rrin ke vilat... Ne rrushkull. Kol decka ka I muj hyn e del aty....
Aleksander Laho- po Poja me arjanin si ka munci skan info, se ti nuk din shum per shqipri se ke kohe qe ke jetu jasht...
Elidon Avdyli- Poja thot policia me thot o ktu
Aleksander Laho- po poja paguan shum polica me rroge shok. si ka munci qe nuk i thojn. po ai osht aty sigurt fare.
Elidon Avdyli- Policia thot klu... Po asnji seka pa. Po knej o thojn po ne se kemi pa. Po ruhet fort. Moren ne tenderin e porot. 30 miljon ato.
Aleksander Laho- ta marin shok... i ka ardh ora me heng lani atyre..
Elidon Avdyli- Se po majm gjith ket halla... Prnaj ka ardh ai them.. Po duhet luncem. Spo shofim i lek. Jena tu plas.... Mu mo zhduk ky maloku.
Aleksander Laho- kujdes se po doli info qe po e kerkon do jet siklet jo i vogel.
Elidon Avdyli- Po ate qaj hall. Kena 1 jav tu e kerku. Para i jave e pam. Tashi zhduket kot. Ishalla e
Zejm se kur fola me cunin e pojes cin do heqim më tha bëjmë para këtë pastaj ulna e vendosim. E kena mgel ktu. Maje men. Se ai cekja (Mond Çekiçi) si vdekja do e haj. Se e kam pa e ka qef ne ai.
Aleksander Laho- kush do i gjuj.
Elidon Avdyli- Un me mirin e pojes. E kaleshi. Po mtha do ebejm bash ai. Po mtha bejm iher ket. Aleksander Laho- po ai do heq se osht truri ne terren i atyre. Cekja (Mond Çekiçi) e komandon tenderin ne porto per llogari te Lentit. jan ortak.
Elidon Avdyli- Po e di ne mora vesh atit an dyrmishit. Mareli I kish gjujt. Ke makina. Per lentin. I ksh lon ne i fishek. Aty pa plas.
Po në të njëjtën datë më 6 tetor të 2020, Aldo Avdyli rezulton të ketë komunikuar me Arben Mërkurin, një tjetër personazh i botës së krimit i cili u ekzekutua më 18 maj 2022 në Sukth. Në bisedën me të, Avdyli ka pyetur Arben Mërkurin nëse kishte folur me djalin e Bariut, që dyshohet se është personi që thërritet Miri i Pojës. Arbeni i është përgjigjur se kishte folur dhe se ja kishte lënë porosi edhe Bariut. Biseda dyshohet se bën fjalë për gjetjen e vendndodhjes së Edmir Bregut, detyrë që e ka marrë përsipër "djali i Bariut"
Elidon Avdyli-Po me cunin e Bariut. A ke fol.
Arben Mërkuri-Po sot.
Elidon Avdyli- Ca thot nai gjo mir esht.
Arben Merkuri-Neser do vi te marr ty.
Elidon Avdyli- Ok e vlla super fare ca thot e ka pa ate.
Arben Mërkuri- Te tre. Jo akoma.... Kan gjith diten verdall
Elidon Avdyli- Ca thu si ka munci ka shqecu.
Arben Mërkuri- Se ja lash porosi dhe bariut.
Elidon Avdyli- Po super fare e borzer
Arben Merkuri- Takohemi neser te tre. Un ti dhe cuni bariut... I thash bariut shtyj cunat. Me e gjet. Versus.al







