AKTUALITET /

Aksident me vd*kje në Kukës, makina përplas këmbësorin

Shkruar nga Versus
Aksident me vd*kje në Kukës, makina përplas këmbësorin
Foto ilustrim

Kukës- Një aksident fatal ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në aksin rrugor Bicaj-Kukës ku shoferi F.B duke drejtuar makinën e tij, ka përplasur këmbësorin I.H, 64 vjeç.

Fatkeqësisht 64 vjeçari nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje. 

Shoferi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll