AKTUALITET /

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre të plagosur rëndë

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F. P. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Poll