
Targat e automjetit tip “Audi A7”, që u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, dyshohet se janë të vjedhura disa ditë më parë.
Raportohet se makina që priste Ndocin ishte e pajisur me targa të marra nga një automjet i së njëjtës markë dhe model.
Altin Ndoci ishte shoqëruar në spitalin e Durrësit për një vizitë mjekësore. Pesë oficerë policie ishin caktuar për ta shoqëruar në spital, por vetëm dy prej tyre e ndoqën brenda. I burgosuri kërkoi leje të shkonte në tualet, një moment që me sa duket nuk ishte aspak i befasishëm për tu arratisur.
Sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci dyshohet se ka goditur të dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë, duke përfituar nga situata për t’u larguar me shpejtësi drejt oborrit të spitalit, më pas tek makina që e priste për ta larguar që aty. Policia po vijon kërkimet në Durrës, Kavajë, Tiranë dhe qytete të tjera për të kapur Altin Ndocin./Versus.al





