
Tiranë- Policia ka zbardhur vrasjen e 40 vjeçarit Hajdar Ismajlgeci të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru.
Në pranga ka rënë autori Arlind Demushi, 38 vjeç. Arrestimi i tij është kryer në Durrës, ku 38 vjeçari ishte larguar me qëllim arratisjen nga policia. Gjatë kontrollit iu gjet një çantë me veshjet që kishte patur gjatë momentit që kreu krimin e rëndë. Sipas informacioneve, autori e ka kryer krimin në gjendje të dehur pasi kishte dalë nga lokali ku ishte ulur me viktimën.
Pranë shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”, autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër viktimën duke e lënë të vdekur pas konfliktit të momentit.
Pas krimit, menjëherë u arratis nga vendngjarja, ndërsa falë pamjeve të kamerave të sigurisë u zbulua edhe identiteti i tij. Versus.al







