
Redi Llanaj, avokati i ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar nga policia pasi dyshohet se dhunoi rojen e gjykatës në Vlorë.
Si pasojë e dhunës, roja i sigurisë ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkak për sherrin është bërë fakti se Redi Llanaj kërkoi të hynte pjesën që kontrollohet nga detektori, por u pengua nga roja. Pas konfliktit verbal, situata ka degraduar në dhunë fizike.
Llanaj njihet për faktin se përfaqëson Kryemadhin në dosjen hetimore ku është marrë e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën. Kjo ngjarje vjen në një situatë mjaft delikate në vend lidhur me sigurinë në gjykata. Versus.al







