Tiranë- Një tjetër incident është shënuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës mëngjesin e sotëm kur një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka kërcënuar rojen e sigurisë.
Personi i shoqëruar është Gentian Mali. Ky i fundit, kishte gjyq të vëllait ku nuk u lejua të futej për shkak se seanca zhvillohej me dyer të mbyllura. Në këtë moment, Mali nuk është përmbajtur dhe ka nisur të kërcënojë rojet e sigurisë, avokatët e gjyqtarët.
“Jeni për tu vrarë të gjithë vras të gjithëve, avokatë e gjyqtarë”- mësohet të jetë shprehur personi i arrestuar.
Burime nga gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, bëjnë me dije se pavarësisht ngjarjes së 6 tetorit, asnjë masë nuk është marrë. Gjykata e Posaçme ka dhuruar së fundmi një skaner dhe pas ngjarjes, janë vetë administrata që po kontrollon palët në hyrje. Versus.al







