Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërcënoi live kryministrin Edi Rama teksa ishte në një konference me gazetarët.
Blushi u shpreh se nëse do ti ndodhtë gjë në paraburgim kreut të Partisë së Lirisë “s’do gjente vrimë miu dhe gjylpëre për t’u fshehur”. Gjithashtu u bëri thirre je spiunëve që të mos i afroheshin selisë së partisë.
“U bëj thirrje gjithë spiunëve që të qëndrojnë larg selisë së Partisë së Lirisë. Paralajmërim edhe për Edi Ramën, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar, përgjegjësia është personale, jo vrimë miu, por as vrimë gjylpëre nuk do gjejë. Pati skenar për eliminim fizik të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por që për fat të mirë dështoi”, tha ai./Versus.al








