Pas skandalit të madh në spitalin Onkologjik që çoi në ndalimin e disa mjekëve dhe zyrtarëve të QSUT-së, ndaj të cilëve po zhvillohen hetime nga SPAK, gazetari Osman Stafa ka publikuar mijëra biseda të punonjësve të spitalit të trajtimit të sëmundjeve kancerogjene.
Pasi publikoi dje edhe mesazhet e fundit, gazetari ka bërë të ditur sot, se mjekët e Onkologjikut kanë ndërruar numrat e telefonit, me qëllim që të mos identifikohen.
Pikërisht për këtë gjë, gazetari Stafa shkruan se, kjo”punë vjen erë”.
“Pyetje:
Pse duhej që mjekë të Onkologjikut pasi unë nisa publikimin e komunikimeve të tyre të ndërronin numrat e telefonit?
A mendojnë se janë në rregull?
A mendojnë se s’kanë bërë asnjë gabim në trajtime? Pse u duhet ndërrimi i numrave të telefonit? Çfarë duan të fshehin?
Pse mjekë të Onkologjikut të cilët janë marrë në pyetje disa muaj më pare nga Prokuroria, kanë ndërruar numrat e telefonit? Pse u duhej atyre të ndërronin numrat e telefonit?
Kjo punë vjen shumë erë!”, shkruan gazetari Osman Stafa në një postim të tij në Facebook.







