AKTUALITET /

Dhu*oi rojen e gjykatës në Vlorë, arrestohet avokati Redi Llanaj! Edhe Dhoma e Avokatisë dënon incidentit!

Gjithashtu Redi Llanaj është “braktisur” edhe nga Dhoma e Avokatisë, e cila e ka dënuar fortë aktin dhe është distancuar nga ngjarja.

Shkruar nga Versus
Dhu*oi rojen e gjykatës në Vlorë, arrestohet avokati Redi Llanaj!
Monika Kryemadhi dhe Redi Llanaj

Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj është arrestuar pas ngjarjes së ku dhunoi një punonjës sigurie në Gjykatën e Vlorës.

Si pasojë e dhunës, roja i sigurisë ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkak për sherrin është bërë fakti se Redi Llanaj kërkoi të hynte pjesën që kontrollohet nga detektori, por u pengua nga roja. Pas konfliktit verbal, situata ka degraduar në dhunë fizike.

Gjithashtu Redi Llanaj është “braktisur” edhe nga Dhoma e Avokatisë, e cila e ka dënuar fortë aktin dhe është distancuar nga ngjarja.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe te pahijshme për figuren e Avokaktit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për te ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionareve dhe punonjësve në sistemin e drejtesisë, nisur nga vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja”, shkruan në reagim dhoma e avokatisë teksa u bën thirrje autoriteteve të hetojnë dhe të zbardhin rastin.

Reagimi i Dhomës së Avokatisë:

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin eshtë perfshire avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë, Vlorë në ambjentet e Gjykatës së Vlorës. Dhoma e Avokatisë së Shqipërise distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe te pahijshme pěr figuren e Avokaktit. Në tẽ njejten kohě ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur ne diten e bojkotit te vendosur nga DHASH, pikerisht per te ndalur fenomenin e dhuněs ndaj funksionareve dhe punonjesve në sistemin e drejtesisë, nisur nga vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja. DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetesim dhe seriozitet kěte ngjarje dhe do tề ndërmarë tế gjitha masat e nevojshme per t ë trajtuar rastin e këtij avokati. Ne te njejten kohe, inkurajojme institucionet perkatëse të hetojnë dhe të zbardhin kete incident të shemtuar./Versus.al

 

Poll