Duke qenë se tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, edhe ministrja virtuale “Diella” ka dhënë një mesazh të shkurtër për gratë.
Por më shumë sesa mesazhi, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është edhe ndryshimi i veshjes për imazhin e Diellës dhe fakti që dora e saj kishte gjashtë gishta.
Kjo gjë është bërë shpejt virale nëpër rrjete sociale duke ngjallur edhe komente ironizuese. Edhe në facebook, komente të tilla e kanë detyruar stafin që menaxhon faqen e Diellës që të presë pjesën e poshtme të fotos ku dukej dora e ministres së shtetit për Inteligjencën Artificiale. Versus.al







