
Sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të zhvillohen homazhe në nder të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti i cili u nda nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 89 vjeçare.
E bija e tij, Juna Anagnosti bëri me dije në profilin e saj të rrjeteve sociale se homazhet në TKOB do të mbahen prej orës 10:00 deri në 13:00. Ndërkohë nga ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u njoftua se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhes publike për Anagnosti i cili konsiderohet si një ndër regjisorët më të mirë të shekullit XX në Shqipëri.
Pas homazheve, i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij ku edhe se kishte lënë amanet të varrosej, në Vuno të Himarës. Anagnosti lindi më 23 janar të 1936-ës ndërsa njihet për krijimin e veprave kinematografike që do të jetojnë gjatë në kujtesën e popullit shqiptar. Versus.al