
Teilor Tivari, 24 vjeçari i arrestuar nga policia për vrasjen e 51 vjeçarit Valbon Beqiraj mbrëmjen e djeshme në Durrës, ka pretenduar se krimin e ka kryer në tentativë për t’u vetëmbrojtur pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte.
Tivari ka thënë se teksa përpiqej të shpëtonte, e kishte goditur me thikën e bukës 51 vjeçarin dhe më pas ishte larguar me panik nga banesa pa e ditur që e kishte lënë të vdekur.
“Donte të më përdhunonte. Unë mora thikën e bukës dhe e qëllova, nuk e dija që do vdiste. Unë doja të largohesha pasi konsumuan një birrë, Valbon Beqiri nuk më linte”, mësohet të ketë thënë ai përpara grupit hetimor të Policisë së Durrësit.
Ndërsa në njoftimin që policia shpërndau thuhet se autori kishte shkuar në banesën e viktimës për të blerë drogë. Versus.al







