AKTUALITET /

Zbardhet ngjarja në Durrës, autori shkoi të blinte drogë te Beqiraj, më pas e vrau me thikë! Shoku e largoi me taksi

Pas konfliktit që kishte patur me Beqirajn për blerjen e drogës, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke e lënë të vdekur.

Shkruar nga Versus
Zbardhet ngjarja në Durrës, autori shkoi të blinte drogë te
Viktima, Valbon Beqiraj dhe autori i arrestuar, Teilor Tivari

Durrës- Ngjarja e dje në Durrës ku 51 vjeçari Valbon Beqiraj u gjet i vrarë me thikë, ka marrë një tjetër dinamikë. Përveç autorit të dyshuar, Teilor Tivari, 24 vjeç, policia ka shoqëruar edhe një 27 vjeçar me inicialet Xh.D i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i të riut duke e ndihmuar të largohet nga vendngjarja.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit ndërsa policia u njoftua në orën 19:30 nga nipi i viktimës i cili e gjeti Beqirajn të vrarë. Hetimet e deritanishme kanë treguar se 24 vjeçari Teilor Tivari kishte shkuar në banesën e viktimës me qëllim blerjen e drogës.

Pas një konflikti që kishte patur me Beqirajn, 24 vjeçari dyshohet se e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I dyshuari u largua nga vendngjarja me ndihmën e 27 vjeçarit Xh.D i cili me një mjet taksi e dërgoi autorin e dyshuar në banesën e tij.

Grupi hetimor po vijon hetimet për të bërë të mundur identifikimin e plotë të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë vrasje. Versus.al

Poll