AKTUALITET /

Dy vetëvrasje, kryefamiljarët i japin fund jetës në Fier dhe Kukës.

Shkruar nga Versus

Dy vetëvrasje, kryefamiljarët i japin fund jetës në Fier dhe

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur këtë të dielë, në Fier dhe në Kukës.

Një 61-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës në fshatin Varibop të Fierit.

Ndërkaq në fshatin Kalimash të Kukësit, familjarët kanë gjetyr të vetëvrarë 75-vjeçarin me inicialet I. S.

Policia e Fierit:

Më datë 23.06.2024, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi rreth 61 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Policia Kukës

Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. S., rreth 75 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

Poll