AKTUALITET /

E rëndë, tre shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

Sipas të dhënave të para, një furgon me nëntë vende, i cili ishte plotësisht i mbushur me pasagjerë, ka dalë nga rruga rreth orës 03:05 të mëngjesit dhe është përmbysur disa herë. Në aksident kanë humbur jetën tre shtetas shqiptar, një grua 65 vjeçare, vajza e saj 47 vjeçare dhe dhëndri 53 vjeç.

Shkruar nga Versus

E rëndë, tre shqiptarë humbin jetën në një

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 25 majit, në autostradën A48 në drejtim të Trierit, pranë Bassenheim, Gjermani.

Një furgon me nëntë vende, i cili ishte plotësisht i mbushur me pasagjerë, ka dalë nga rruga rreth orës 03:05 të mëngjesit dhe është përmbysur disa herë.

Në aksident kanë humbur jetën tre shtetas shqiptar, një grua 65 vjeçare, vajza e saj 47 vjeçare dhe dhëndri 53 vjeç.

Gjashtë personat e tjerë, të moshave nga 20 deri në 66 vjeç, kanë pësuar lëndime të rënda, por jo serioze për jetën, dhe janë dërguar në spital.

Mësohet se viktimat kishin qenë më parë në një festë familjare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një postim në Facebook shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe Konsullatën e Përgjithshme.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u informua nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të 25 majit pranë qytetit të Koblencit, ku u përfshinë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti, tre shtetas shqiptarë humbën jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën dhe po trajtohen në spitalet lokale. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimi për rrethanat e aksidentit është duke vazhduar", shkruhet në postim./Versus.al

 

Poll