
Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik në Shqipëri pasi u mësua lajmi për vrasjen e 24 vjeçares Eleonora Toçi nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi, 31 vjeç.
Vrasja ndodhi në prani të fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç. Ndërsa sot, familja e 24 vjeçares në Dibër ka hapur dyert e mortit dhe njerëz të shumtë kanë shkuar për të shprehur ngushëllimet. I shkatërruar nga vrasja e vajzës së tij, Met Gjura ka folur për Neës 24 duke treguar se Eleonora ishte divorcuar para disa muajsh me autorin, por ishte rikthyer me të pasi pleqtë u kishin kërkuar pajtim.
Krimin e rëndë, Met Gjura e ka marrë vesh vetëm sot në mëngjes, 24 orë pas ngjarjes, ndërsa tha u shpreh fajtor duke thënë se ai vetë e kishte vrarë vajzën pasi e bindi të kthehej sërish me bashkëshortin me të cilin ishte divorcuar muaj më parë.
“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”- u shpreh mes dhimbjes Met Gjura.
Dje në orët e para të mëngjesit, Lulzim Toçi mbyti gruan e tij me të cilën kishte 2 muaj që ishte ribashkuar pas divorcit. Të pranishëm në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit. Ndërsa pas krimit, autori përshkruhet nga karabinierët si i përhumbur, i vetëdijshëm për makabritetin e treguar. Versus.al








