
Policia ka dhënë detaje nga incidenti i regjistruar ditën e sotme në plazhin ‘Tre ishujt’ në Ksamil.
Sipas policisë, dy shtetase austriake Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç kanë goditur 36 vjeçarin Ledio Halka.
Ato pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga 34 vjeçari.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.
Përplasja ndodhi në mes të plazhit, në prani të dhjetëra pushuesve dhe fëmijëve, duke shkaktuar shqetësim dhe tension për pushuesit./Versus.al







