AKTUALITET /

EMRAT/ Kthyen një qendrën tregtare të braktisur në Britani në fabrikë kanabisi prej 1.8 milionë paundësh, arrestohen 3 shqiptarë

Përveç ambienteve të mbuluara me kanabis, policia gjeti edhe hapësira banimi të improvizuara me dhoma gjumi, kuzhinë, pajisje elektrike dhe sisteme sigurie me kamera.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Kthyen një qendrën tregtare të braktisur në Britani

Një qendër tregtare e braktisur në qytetin Irvine, në Ayrshire të Skocisë, është shndërruar në një fabrikë gjigante kanabisi nga tre shtetas shqiptarë, të cilët tashmë përballen me burgime të gjata.

Elton Skenderi (30), Gjovalin Toma (31) dhe Eduard Daja (39) u paraqitën në Gjykatën e Lartë në Glasgow, ku pranuan fajësinë për prodhim të drogës së klasit B. Ata u kapën nga policia pas një operacioni të nisur nga raportimet e Scottish Power, të cilët kishin dyshime për përdorim të pazakontë të energjisë në ish-qendrën tregtare “Forum Shopping Centre”.

Në ambientet e braktisura, autoritetet zbuluan një kultivim masiv kanabisi në dy kate, me mbi 3,000 bimë, të vlerësuara mes 611,600 dhe 1,834,800 paund.

Përveç ambienteve të mbuluara me kanabis, policia gjeti edhe hapësira banimi të improvizuara me dhoma gjumi, kuzhinë, pajisje elektrike dhe sisteme sigurie me kamera.

Dy nga të akuzuarit, Skenderi dhe Toma, u përpoqën të arratiseshin por u arrestuan në vendngjarje. Daja u kap një ditë më pas, ndërsa dilte nga një dalje emergjente. Të tre refuzuan të japin informacione nëse ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Çështja bëhet edhe më e rëndë, pasi dy prej tyre kishin qenë më parë të dënuar dhe të dëbuar nga Britania e Madhe:

Eduard Daja ishte dënuar në maj 2023 për një rast të ngjashëm në Leeds, dhe ishte dëbuar drejt Tiranës në korrik të po atij viti. Megjithatë, ai rikthehet ilegalisht dhe përfshihet sërish në aktivitet kriminal.

Gjovalin Toma ishte dënuar më parë në vitin 2022 për kultivim kanabisi dhe kishte një urdhër dëbimi, por aplikoi për azil – një çështje që mbetet ende e hapur.

Asnjëri prej të pandehurve nuk ka lidhje ligjore apo familjare me Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykatësi Lord Mulholland i quajti veprimet e tyre “kriminalitet në shkallë industriale”, dhe shtoi:

“Keni ardhur këtu për të përfituar nga jeta në këtë vend, dhe e shpërbleni me trafik droge të organizuar.”
Të tre shqiptarët u lanë në paraburgim, ndërsa dënimi do të jepet muajin e ardhshëm./Versus.al

Poll