
Policia ka arrestuar ditën e sotme 21-vjeçarin e identifikuar si Klajdi Haka, në Nikël, pasi ka fshehur në shtëpinë e tij shtetasin e shumëkërkuar nga drejtësia, i cili u arrestua ditën e djeshme, Marklen Haka.
Gjatë kontrollit të policisë Klajdi Hakës iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë.
21-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit të krimit.
Policia arrestoi ditën e djeshme (6 shtator) Marklen Hakën, anëtar i bandës së Niklës, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për tentativë vrasjeje ndaj Durim Bamit.
Mbi të rëndojnë edhe akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Në reagimin e ministrit të Brendshëm është bërë me dije se bashkë me të u shoqëruan edhe 4 persona të tjerë, një ndër to edhe i afërmi i tij Klajdi Haka, i cili u arrestua ditën e sotme.
I cilësuar si një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit Haka u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri.
Njoftimi i Policisë/ Tiranë
Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë./ Versus.al







