
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar inspektorin e policisë Frrok Leka me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i policit është bërë ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
Njoftimi i potë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
