AKTUALITET /

(EMRI) U gjet e vrarë në banesën e saj në Tiranë, identifikohet 24 vjeçarja

Policia ka identifikuar vajzën, e cila u gjet e vrarë në banesën ku jetonte, të cilën e kishte marrë me qera bashkë me partnerin e saj.

Shkruar nga Versus

(EMRI) U gjet e vrarë në banesën e saj në Tiranë,

Policia ka identifikuar vajzën, e cila u gjet e vrarë në banesën ku jetonte, të cilën e kishte marrë me qera bashkë me partnerin e saj. 24 vjeçarja Ryyan Swan mësohet të jetë identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet kanë shpallur në kërkim partnerin e saj 49 vjeçar, Fadi Alwan.

Sipas të dhënave paraprake vajza dhe bashkëshorti i saj rezultojnë me shtetësi palestineze. E reja u gjet ditën e sotme pa shenja jete dhe me plage nga pronarët e shtëpisë ku banonte.

"Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, si dhe analizimit të provave, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, shtetasin Fadi Alëan, 49 vjeç.

Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Rayyan Alëan, 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alëan, 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme."

/Versus.a/

Tags:

vrasje tirane

Poll