
Gertin Aliu, 44 vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”, dosjen për të cilën u lëshuan 52 urdhër-arreste rezultonte mes personave kyç në trafikun e drogës drejt Italisë.
Nëpërmjet personave që punonin në portin e Durrësit, ai arrinte ta dërgonte ngarkesën në Itali duke përdorur kamionët dhe autobusët. Në dosjen e zbardhur nga Versus.al, janë siguruar edhe bisedat e Aliut me anëtarë të tjerë të grupit kriminal si një person që e identifikon si “Indriti” dhe me Orges Mollën me të cilët bashkëpunonte për të kryer trafikun e lëndës narkotike.
Në bisedat e zbardhura të kryera më 14 shkurt të 2022-it, Gertin Aliu flet edhe për Adi Çobën me nofkën “Bazholi” i cili njihet edhe si ndërmjetësi që siguronte lëndën narkotike nga Amerika Latine dhe më pas falë mbështetjes së Visit të Pojës arrinte ta trafikonte në vende të ndryshme të BE.
Pjesë nga biseda në dosjen e operacionit ‘Ura’:
Indriti -o me…
Gertin Aliu – o Indrito…
Indriti – o me ca bone?…
Gertin Aliu – hic re mire…
Indriti – si je?…
Gertin Aliu – hajd mo ashtu jam, nuk jam dhe fort mire jo…
Indriti– s’je fort e?…
Gertin Aliu – jo per zotin…
Indriti – prap, s’te ka liru fare?…
Gertin Aliu – jo me m’ka liru i cik kshu po ku di gjo une, zorret e burr, me dhemb stomaku, karin ne pill, ftof er burr ku ja qiva ropt…
Indriti – po pra je ftof pranaj…
Gertin Aliu – isha i cik te Taku…
Indriti – e pra per ate Bazholin se ca me ngatarroi…
Gertin Aliu – po mer burr po s’meret vesh Taku e burr, i ka fut leket si ka fut leket, ku di gjo une…
Indriti – po pra mu me tha i her ai i ka myll i kam bo, do tja them un ktit, dje i kam cu prap llafe qe ti dal borxhit, ku di gjo une edhe me u ngatarru, ik e dreq kape, c’eshte ai kalamo bythqir, kape…
Gertin Aliu –hajde kture cun i her, kot, co llafe kot me kot me i dhon rendesi tjetrit, hajde i her…o Ledio hajde i her, kur te therrasi ne telefon, hape telefonin, thuji hajde ne filan vend jam, sqarohu…
Indriti- po…
Gertin Aliu – jo ishte me automatik, jo s’ishte me automatik…
Indriti – ishte me automatik?…
Gertin Aliu – po mer burr, jo boni cudi se nuk shan nuk bon, po mir me nuk shan, normal, ku di gjo une ca ka. Jo po mos me djeg lokalin, i ka thon ky Ledios e kshu bojn kto, tashi ca te thena ne lale, i ke cu llafe, i kam cu llafe, jo po s’pjerdh se me tha Eni qe ai s’pjerdh per Bazholin, po neqoftese s’pjerdh per Bazholin ku di gjo une, une tashi se di, kur tjetri s’pjerdh per Bazholin ca me i shku ce me i thon…
Indriti -ca ti thush kot ti rriten Bazholi….
Gertin Aliu -po pra…
Indriti– ca bone ti, ne shpi je?…
Gertin Aliu – hic me ja sa po hy ne shpi, tashi direkt..
Indriti – mire se degjohena se jam ne autostrad…
Gertin Aliu – une vetem per Takun dola, vetem per ate e burr….
Indriti- e di pra e di, te kuptoj…
Gertin Aliu- nji minut sa e takova, per ty kam dal i thash se do iki ne shpi se s’po rri dot…
Indriti- mire pra hajd se nigjohena, se jam ne autostrad hajd.
Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të kryer nga shtetasit e sipër përmendur, janë identifikuar dhe janë vendosur në përgjim telematik numrat celularë të shtetasit Gertin Aliu, (0684831781, 0682414326), të shtetasit Adi Çoba (0692301113), si dhe numrat celularë 0698494444, 0696003000, 0695400001, 0677291263, 0693983992, me të cilët dyshohet se këta shtetas kryenin biseda me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Nga përgjimi i bisedave që këto numra telefonik kanë pasur gjatë periudhës shkurt mars të vitit 2022 vërtetohet njohja dhe lidhja që kanë të dyshuarit kryesorë, Gertin Aliu dhe Adi Çoba me njeri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë që dyshohen të jenë pjesë e një rrjeti të ngritur me qëllim sigurimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në linjën Turqi -Shqipëri-Itali dhe më gjerë. Më konkretisht, numri 0682414326 që i përket Gertin Aliut, më datë 04.02.2022, ora 09:42, kryen një bisedë telefonike me personin që më pas identifikohet si shtetasi Orges Molla (Gesi), ku rezulton biseda me interes e përgjuar në bazë të vendimit nr.44, datë 02.02.2022 e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Gertin Aliu -o zemra ime…
Orges Molla (Gesi)– mirmjes…
Gertin Aliu – po ku je mer vlla, ca ke fillu me flejt gjume e?…
Orges Molla (Gesi) – jo me tashi jam tu dal…
Gertin Aliu po ca psh…je i ri me dal ne pension e vlla…
Orges Molla (Gesi) – po…
Gertin Aliu -si te kam? Gerti jam e Gerti…
Orges Molla (Gesi)- po e mora vesh e mora…
Gertin Aliu – hehehe te morsha te keqen tat, ca ke bo?…
Orges Molla (Gesi) – hic e per zotin, po nejta von mrom i cik e…
Gertin Aliu – si ke qen?…
Orges Molla (Gesi)– mire lali mire, ca bon ti?…
Gertin Aliu ca bohet na i gjo e bukur?…
Orges Molla (Gesi)– ku je?…
Gertin Aliu – mire me rehat, mire e marshallah, shtyme me tu mar fryme, ca do bejme re, shyqyr zotit na lant zoti kshu se tjerat pastaj…
Orges Molla (Gesi)– une tashi per ja gjys ore do dal, po ashtu e pim nje kafe…
Gertin Aliu – jo, une jam me kto italiant e punes…
Orges Molla (Gesi) – po…
Gertin Aliu – po si e ke situaten me fugonin, e ke fugonin ta fusim ne pune?…
Orges Molla (Gesi)– e jo e shita une ate…
Gertin Aliu – e me tallesh e?…
Orges Molla (Gesi)– po po, e shita dhe kamionin dhe fugonin..
Gertin Aliu ca thu ti re…
Orges Molla (Gesi)– po per zotin, iken, ci do kot e…
Gertin Aliu mire me mire tashi, nigjo une….
Orges Molla (Gesi)- ti rrofsh per zotin…
Gertin Aliu – une ne momentin e pare qe me doli mundesia sepse jam lidh une me nje firme tjeter qe ato e bojn, dun Barleta, dun fugonin e vet, o ta blej une tha ose bleje ti e vlla tha edhe transportin pergjys, a kupton Gertin ti?…
Orges Molla (Gesi)- e mora vesh…
Gertin Aliu -shku e ardh, ngarko te mu, shkarko te ato, ngarko te ato, shkarko te mu…
Orges Molla (Gesi) -tani po blejm nje tjeter vari lesht, e blejm nje tjeter e fillojm pune hehehe…
Gertin Aliu 26- hehehe te marsha te keqen tat, mire hajd se do vi, kismet masdite kur te lirohem…
Orges Molla (Gesi) – ok vllai…
Gertin Aliu – te pim dhe nje kafe…Versus.al







