AKTUALITET /

Falimentuan 7 fasoneri që të shmangnin taksat, pranga 3 administratorëve në Elbasan! Italiani u kap në Rinas

Në pranga kanë rënë 3 administratorë, ndërsa ekonomistja është në arrest shtëpie. Janë sekuestruar 7 fasoneritë dhe 12 llogari bankare.

Shkruar nga Versus

Falimentuan 7 fasoneri që  të shmangnin taksat, pranga 3

Elbasan- Policia ka arrestuar tre administratorë të disa fasonerive si dhe ka caktuar arrest shtëpie për ekonomisten. Personat e arrestuar, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shpallur falimentin për 7 fasoneri në Elbasan me qëllim për të shmangur detyrimet tatimore.

Për pasojë, u arrestuan administratorët:

Algert Kau, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;

shtetasin italian Giuseppe Lamanchia 60 vjeç, i cili u kap në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria;

dhe Zyhra Kreci 27 vjeçe.

Për ekonomisten E.S, 31 vjeçe u caktua “arrest shtëpie”. Të katër këta persona akuzohen për veprat penale "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Falimentimi i provokuar", "Mashtrimi", "Shpërdorimi i kompetencave" dhe “Fshehja e të ardhurave".

Hetimet zbuluan se administratorët dh ekonomistja duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë çuar në gjendje falimenti 7 kompani me qëllim që të shmangin taksat dhe tatimet.

Autoritetet kanë vënë nën sekuestro 7 fasoneri dhe 12 llogari bankare të tyre, ndërkohë që vijojnë hetimet për të vënë para përgjegjësisë dhe persona të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në këtë krim. Versus.al

Poll