AKTUALITET /

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin 2025 dhe marrëveshjet ndërkombëtare, opozita bojkoton votimin

Përveç ndryshimeve në buxhet, u miratuan edhe disa akte normative të tjera dhe marrëveshje dypalëshe, përfshirë atë për bashkëpunimin doganor ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, e cila gjithashtu mori 71 vota pro.

Shkruar nga Versus
Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin 2025 dhe marrëveshjet
Pamje nga seanca

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Vendimi kaloi me 71 vota pro dhe asnjë kundër, në një seancë ku opozita zgjodhi të mos marrë pjesë në votim.

Përveç ndryshimeve në buxhet, u miratuan edhe disa akte normative të tjera dhe marrëveshje dypalëshe, përfshirë atë për bashkëpunimin doganor ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, e cila gjithashtu mori 71 vota pro.

Projektligjet e rendit të ditës u kaluan me shumicë votash, ndërsa opozita bojkoti votimin e akteve normative. /Versus.al

Poll